AKSIDENTE RRUGORE

Studio Ligjore ofron përfaqësimin ligjor në të gjitha rastet e aksidenteve rrugore ku ka dëme njerëzore apo materiale, ky shërbim ofrohet si brenda territorit të Shqipërisë si jashtë saj. Trajtimi i dëmeve bëhet sipas legjislacionit shqiptar ku mund të përmendim Dekretin nr. 295, dt. 15.09.1992, Ligjin nr. 10 076, dt. 12.02.2009, Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 24, dt. 15.11.2007, si edhe akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore në fuqi. Trajtimi i dëmeve në shtetet e tjera do të bëhet sipas legjislacionit të shtetit ku ka ndodhur aksidenti si dhe në bazë të direktivave përkatëse evropiane nëse bëhet fjalë për shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Studio Ligjore trajton gjithashtu edhe rastet e ankimeve administrative pranë organeve të policisë në rastet e vendosjes së gjobave, sipas Kodit Rrugor.