E DREJTA TREGTARE

Në fushën e së Drejtës Tregtare, Studio Ligjore ofron shërbime që lidhen me rregullimin e pozitës së Shoqërive tregtare, si edhe personave juridikë dhe fizikë si subjekte të kësaj së drejte. Shërbim ofrohet që me krijimin e Shoqërive tregtare sipas dispozitave ligjore, Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, ”Për Tregtarët dhe Shoqëritë tregtare”, dhe deri me ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore që subjektet e të drejtës tregtare ndeshin gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre.